O Allah, na fisnikëro me besim dhe moral të këtillë!

Ibrahim Nah’iu ishte i verbër në njërin sy ndërsa nxënësi i tij,  Sulejman bin Mehrani kishte shikim të dobësuar. Ibnu-l-Xheuzi, në librin e tij El-Muntedham, përmend se derisa ata dy ishin duke ecur në një prej rrugëve të Kufes ndërsa ia kishin mësyrë xhamisë, Ibrahimi (mësuesi) i tha Sulejmanit (nxënësit): O Sulejman, sikur të merrje ti një rrugë e unë rrugën tjetër ngase po kam frikë se po kaluam pranë atyre të marrëve do të na përqeshin e do të thonë: një i verbër (me një sy) po e drejton një të verbër (me shikim të dobësuar), do të na përgojojnë e kështu do të bëjnë mëkat.

Po ti ç’ke me ta dhe talljen e tyre, ata bëjnë mëkat ndërsa ne shpërblehemi?!- ia ktheu Sulejmani.

I pastër nga të metat qofsh o Allah! –tha në shenjë mospajtimi Ibrahimi për të shtuar: “Që të shpëtojmë ne nga tallja dhe ata nga mëkati është më mirë se sa të shpërblehemi ne ndërsa ata të bëjnë mëkat!”

Ky është morali që na duhet!

Këto janë zemra të pastra!

Ky është besimi i kompletuar ky për myslimanin duhet ajo që do për vete dhe urrehet ajo që urren për vete!

O Allah, na fisnikëro me besim dhe moral të këtillë!

 

Përktheu: Dr. Sedat Islami

Pin It