Obeziteti, Shqipëria në zonën portokalli

file

Shqipëria përfshihet në zonën portokalli të vendeve me shkallë të lartë obeziteti, duke u cilësuar si e rrezikuar nga kequshqyerja. Sipas Raportit Global të të Ushqyerit për vitin 2016 niveli i obezitetit në Shqipëri është 25-30 sipas indeksit të peshës trupore dhe këto përbëjnë shifra serioze.

Harta e përgatitur nga studiesit e këtij raporti tregon se 44% e vendeve të botës kanë nivele serioze të kequshqyerjes. Kjo do të thotë se një në tre persona vuan nga kequshqyerja, e cila shoqërohet me pasoja të ndryshme si zhvillim i vonshëm tek fëmijët, anemia tek gratë dhe obeziteti tek të rriturit.

Raporti përmban të dhëna të grumbulluar nga matja e indeksit trupor në 186 shtete. Shqipëria ka indeks të afërt me shtete si Arabia Saudite, Egjipti, një pjesë e madhe e shteteve Europiane dhe një pjesë të Amerikës Latine. Vendet ballkanike janë gjithashtu të ngjyrosura portokalli.

Studimi tregon se numri i njerëzve obezë është rritur nga 105 mln në 641 mln nga viti 1975 deri në 2014. Sipas  parashikimeve shumë shpejt një në pesë të rritur në botë do të jenë obezë.

Pin It