Operacioni “Blic”, 850 punonjës policie të angazhuar

850x636_arrestimi1477146038

Operacioni “Blic” i policisë rrugore vijoi edhe këtë të premte në të 12 qarqet e vendit. Ai ka nisur në orën 13.00 dhe do zgjati deri në orën 14.30, qëllimi i të cilit ishte ndëshkimi për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Në këtë operacion, policia rrugore u mbështet edhe nga Shqiponjat.

Këtë herë janë angazhuar 850 punonjës policie dhe janë ngritur 160 pika kontrolli në ët gjithë vendin. Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Pin It