Orizi më i shtrenjtë në botë me pesë varietete

Një përzierje e orizit japonez të quajtur Kinmemai Premium është futur në Rekordin Guinness  pasi u konsideruar si orizi më i shtrenjtë në botë. Orizi më i shtrenjtë do shitet edhe në Singapor duke filluar nga 1 nëntori.

Orizi përmban kombinime të pesë varieteteve të orizit nga prodhuesit e ndryshëm, përfshirë Gunma, Nagano dhe Niigata. Çmimi për një kilogram është 109 dollarë.

Ky oriz është pak më në ngjyrë kafe se orizi i zakonshëm, ka shije pak më të ëmbël, është më i butë dhe ka shumë vlera ushqyese, duke mbrojtur sistemin imunitar të organizmit. Orizi nuk ka nevojë të shpëlahet para se të gatuhet.

Pin It