Parashikimi i motit, e enjte 12 janar 2016

15-05-1024x658

Orët e paradites do të jenë në dominim e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë ultësirën perëndimore ndërsa vranësira më të dendura do të ketë në zonat malore të territorit.

Gjatë pasdites vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit sërish më të theksuara paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Në orët e vona të natës do të kemi shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në vlerat maksimale, më e ndjeshme kjo në vlerat e mesditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente. Konkretisht: me dëbore do të paraqiten vendet perëndimore si edhe vendet Lindore.

Ndërsa me reshje shiu do të jenë ishujt britanike si edhe Italia. Përsa i përket gadishullit të Ballkanit, moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime të herë pas-hershme ndërsa vetëm me diell do të paraqitet motit për gadishullin Iberik.

Pin It