Parashikimi i motit, e enjte 13 prill 2017

Kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare  do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë. Sërish më të përqendruara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore. Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës, termometri në zonat e ulëta do të ngjitet deri në 27 gradë C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Pin It