Parashikimi i motit, e enjte 16 shkurt 2017

15-05-1024x658

Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit të vendit, përjashtuar zonat veriore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash të lehta.

Parashikohet që orët e pasdites duke përfshirë dhe natën të mbetemi në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë prezent në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Europa

Kontinenti Evropian do të mbetet në ndikimin e qendrave me presion të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues. Konkretisht me diell dhe temperatura të larta paraqiten: gadishulli Iberik, vendet perëndimore si edhe një pjesë e Mesdheut.

Ndërsa me diell por temperatura të ulëta do të jenë vendet skandinave dhe vendet e Europës Lindore. Përsa i përket ishujve Britanike, vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese por në sasi të pakta.

Pin It