Parashikimi i motit, e enjte 22 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të dominojnë motin në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me vranësira më të dendura do të paraqitet moti për zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites duke përfshirë edhe natën i gjithë territori i vendit do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, sërish vranësirat më të dukshme paraqiten në zonat juglindore.

Sipas MeteoAlb, persë i përket situatës termike, temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare, në tokë dhe në det me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Kontinenti i Europës: do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të tij. Sërish në shumë rajone të Europës temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta.

Ndërsa vendet perëndimore do të ndikohen nga një qendër me presion të ulet atmosferik duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent gjatë gjithë ditës. Me reshje dëbore do të vijoje moti për vendet Nordike.

 

Pin It