Parashikimi i motit, e enjte 22 qershor 2017

Vendi ynë do të mbetet sërish në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të ndikojnë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Herë pas here do të ketë vranësira të lehta e kalimtare, më të theksuara në ekstremin verior.

Gjatë orëve të pasdites vranësirat do të jenë disi më të pranishme në zonat malore lindore duke lënë me mot të kthjellët bregdetin dhe zonat e ulëta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale dhe në vlerat maksimale të ditës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 1 ballë.

Pin It