Parashikimi i motit, e enjte 29 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjine Lindore do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga moti i kthjellët por i ftohtë. Në zonat malore do të shfaqen herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Edhe orët e pasdites do të mbeten nën dominimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë territorin e vendit. Zonat më të ftohta do të jenë në verilindje dhe juglindje të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, temperaturat më ulëta do të shënohet në Peshkopi -9 gradë C. Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Prezenca e anticiklonit të Siberisë do të bëjë që vendet perëndimore, pellgu i Mesdheut si edhe gadishulli i Ballkanit të dominohen nga moti i kthjellët por i ftohtë. Temperaturat më të ulëta pritet të shënohen në gadishullin e Ballkanit.

Ndërsa Europa Lindore do të vijojë me reshje të dendura dëbore, situatë kjo e ndikuar si pasojë e zhvillimit të një qendre me presion të ulët atmosferik në verilindje të kontinentit. Po ashtu me reshje të dobëta shiu e dëbore do të paraqiten brigjet e detit Egje si edhe brigjet e detit të zi.

Pin It