Parashikimi i motit, e enjte 6 prill 2017

Orët e paradites do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të vijnë duke u shtuar duke rrezikuar shira të dobët dhe lokale në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara shirat do të jenë në zonat qendrore të vendit.

Po ashtu, pasditja do të mbetet në ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të dominojnë,  por herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime të dukshme duke ruajtur të pothuajse të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

Pin It