Parashikimi i motit, e hënë 16 tetor 2017

Territori mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri në mesditë kur vranësira lokale do të zhvillohen në zonat malore Veriore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në gjithë ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore Verilindore dhe Jugore të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2°C gjatë mëngjesit por orët e mesditës sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike në territor.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Pin It