Parashikimi i motit, e hënë 23 prill 2018

 

Vijon paraditja me kthjellime në Jug e Qendër ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Veri.

Pas mesditës, vranësira kalimtare do të shfaqen fillimisht në Veri dhe gradualisht shtrihen në pjesën më të madhe të vendit; duke rrezikuar nga shira të izoluar ekstremin verior.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mesdita sjell rritje të lehtë në Qendër dhe Jug ku maksimumi ngjitet në 29°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Pin It