Parashikimi i motit, e hënë 24 tetor 2016

15-05-1024x658

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit por në zonat malore Lindore do të ketë herë pas here kalim te vranësirave të lehta.

Edhe pasditja do të vijoje me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jene dominuese në vend ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në ekstremin verior.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale ndërsa  rritje me 2 gradë e temperaturave parashikohet në orët mesditës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga veriperëndimi duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Pin It