Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe shirave, ku me të dukshme shirat do të mbeten në zonat Jugore dhe Lindore.
Por mesdita përmirëson gradualisht kushtet atmosferike duke i spostuar vranësirat dhe shirat drejt zonave malore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke u luhatur nga 2 gradë C deri në 19 gradë C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.