Parashikimi i motit, e hënë 27 shkurt 2017

Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare por me kthjellime dhe vranësira më të shpeshta do të jetë moti në zonat malore. Sërish në juglindje të vendit pritet zhvillim i vranësira duke rrezikuar shira afat-shkurtër. Orët e pasdites duke përfshirë edhe natën, nuk do të sjellin ndryshime të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Edhe gjatë ditës së nesërme, vendet e Ballkanit do të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent por herë pas here do të shfaqen edhe vranësira të lehta e kalimtare. Vendet Nordike dhe rajoni i balltikut do të dominohen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore. Po ashtu vendet e perëndimit do të vijojnë me vranësira dhe shira të përkohshëm. Ndërsa moti i kthjellët do të dominojë për gadishullin Iberik, pellgun e Mesdheut si edhe Europën juglindore dhe Lindore.

Pin It