Moti i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominues gjatë ditës së hënë në të gjithë vendin. Mesdita do të sjellë kalim të vranësirave të lehta në zonat malore. Po ashtu gjatë pasdites si edhe në orët e mbrëmjes parashikohet që kthjellimet të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare. Edhe gjatë natës moti do të jetë i qëndrueshëm.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rënie të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim i ulët.