Parashikimi i motit, e hënë 5 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Përsa i përket vendit tonë: veriu dhe qendra do të paraqiten nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira të dendura dhe shira të dobët do të paraqitet moti për zonat jugore, në juglindje priten edhe reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që situata e motit të vranët të jetë dominant në të gjithë territorin deri në mëngjesin e së martës. Sërish zonat jugore e juglindore do të rrezikohen nga reshje të pakta shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rënie me 2- 3 gradë të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2  apo 3 ballë.

Pin It