Parashikimi i motit, e hënë 5 qershor 2017

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira më të dendura paraqiten zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër në ekstremin verior të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, por sërish zonat malore -lindore do të jenë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje më të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë mbi 2 ballë.

Pin It