Parashikimi i motit, e hënë 9 janar 2016

15-05-1024x658

Moti i qëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë ditës se henë duke bërë që kthjellimet të jenë prezent në të gjithë vendin. Në zonat malore herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet me mot të kthjellët por të ftohtë në të gjithë terrritorin e vendit, zonat më të ftohta do të jenë zonat lindore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rrtije me 2 gradë në orët e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë 2- 3 gradë rritje të tyre. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Europa

Rrymat e ftohta polare do të mbeten sërish prezent në Ballkan duke ndikuar mot të kthjellët dhe temperatura ekstremisht të ulëta. Po ashtu, me kthjellime dhe temperatura të ulëta do të paraqiten vendet lindore ku në Moskë do të shenohet temperatura -28 gradë C.

Ndërsa me vranësira dhe shira do të jete moti për ishujt britanike si edhe reshje të dendura dëbore do të bien në veri të Europës.

Pin It