Parashikimi i motit, e martë 1 maj 2018

Vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare gjatë paradites në gjithë territorin. Por pasditja fuqizon vranësirat në vend, kryesisht në Veri dhe zonat Juglindore ku priten edhe shira afatshkurtër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzim 2 ballë.

Pin It