Parashikimi i motit, e martë 10 janar 2017

15-05-1024x658

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa me vranësira të dendura dhe flokë dëbore do të paraqitet moti për zonat malore verilindore dhe juglindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit. I ftohti do të mbetë prezent edhe gjatë ditës së martë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime të dukshme duke bërë që shumë zona të vendit të jenë të ftohta. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Europa

Përsa i përket Europës: Kthjellimet do të jenë dominuese për vendet perëndimore si edhe gadishullin Iberik. Vendet e rajonit do të mbeten sërish në  ndikimin e të ftohtit polar duke bërë që moti i kthjellët do të jetë prezent por temperaturat të vijojnë të jenë të ulëta, deri në -20 apo -21 gradë C.

Ndërsa me vranësira dhe reshje dëbore do të paraqitet motit për Alpet e Europës, gadishullin skandinav si dhe vendet lindore ku në Moskë temperatura do të ulet deri në -30 gradë C.

 

Pin It