Parashikimi i motit, e martë 13 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Territori shqiptar do të mbetet në kushtet e motit të kthjellët deri në orët e pasdites kur pritet zhvillim i vranësirave në zonat Qendrore dhe Veriore duke rrezikuar zonat verilindore nga reshje të pakta dëbore. Mbrëmja do të zhvendosë vranësirat drejt ekstremit Verilindor duke lënë pjesën më të madhe të territorit me kthjellime e vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të pësojnë një tjetër rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, të cilat do të luhaten në vlerat nga – 4 në 13 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare por e fortë në zonat veriore, me mbi 55 km/h nga drejtimi verior duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

Pin It