Parashikimi i motit, e martë 14 nëntor 2017

Paraditja mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat gjenerojnë rrebeshe shiu në Veriperëndim dhe Jugperëndim por reshje të përkohshme në pjesën tjetër të vendit.

Gjatë mesditës pritet fuqizim i përkohshëm i shirave në të gjithë vendin të cilat vijojnë deri në mbrëmje kur reshjet lokalizohen kryesisht në ekstremet Veriore dhe Jugore duke vijuar edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mëngjesit dhe një rënie me 3- 4°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës, kryesisht në zonat Veriore dhe Lindore të vendit.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

Europa

Vijon ndikimi i vranësirave të fuqishme me stuhi ere dhe rrebeshe shiu në Mesdheun Qendror dhe gadishullin Ballkanik. Po ashtu, ishujt Britanikë dhe rajoni i Balltikut, përfshihen nga vranësira e rrebeshe shirash.

Europa Perëndimore dhe Qendrore si edhe pjesa më e madhe e Lindjes së kontinentit dominohen nga mot i kthjellët por i ftohtë.

Pin It