Parashikimi i motit, e martë 18 tetor 2016

15-05-1024x658

Gjatë orëve të paradites, vendi ynë do të ndodhet në ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dukshme do të jenë në veri dhe veriperëndim të vendit duke rrezikuar shira.

Parashikohet që pasditja të sjellë shtim të vranësirave duke bërë që zonat veriore dhe qendrore të rrezikohen nga shira të përkohshëm ndërsa në orët e vona të mbrëmjes pritet që shirat të përfshijnë të gjithë territorin ku herë pas here do të ketë rrebeshe.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatare gjatë ditës por deri e fortë gjatë natës duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të arrijë deri në 4 ballë.

Pin It