Parashikimi i motit, e martë 23 maj 2017

Masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë sërish mot me vranësira dhe shira në vendin tonë ku më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në veri dhe qendër të territorit. Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, po ashtu dhe pasditja do të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vijën bregdetare e cila do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Pin It