Parashikimi i motit, e martë 28 shkurt 2017

Vendi ynë do të ndikohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të tij. Përjashtim bëjnë zonat malore veriore të cilat do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira të izoluar.

Parashikohet që dhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë ultësirën perëndimore duke lënë zonat malore përgjatë kufirit lindor me vranësira më të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohen dallgë deri në 2 ballë.

Europa

Vendet e rajonit do të mbeten në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent, herë pas here do të ketë vranësira të lehta. Po ashtu, vendet perëndimore do të ndikohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese.

Më problematike situata paraqitet për ishujt britanike ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Europës do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant.

Pin It