Parashikimi i motit, e martë 29 gusht 2017

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar. Vranësira të dendura do të ketë gjatë mesditës në zonat Veriore ku priten edhe rrebeshe shiu.

Pjesa e dytë e ditës, do të zhvendosë vranësirat dhe shirat drejt qendrës dhe Jugut të vendit duke gjeneruar shira, kryesisht në zonat lindore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat largohen drejt juglindjes për pasojë, pjesa më e madhe e vendit kalon në kushtet e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie më të ndjeshme sjell mesdita kur pritet që termometri të zbresë në 32 – 33°C.

Era do të fryjë mesatare, por herë pas here e fortë, më shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi perëndimor dhe për pasojë, dallgëzimi në brigjet detare mbetet problematik.

Pin It