Parashikimi i motit, e mërkurë 10 maj 2017

Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dendura do të jenë në zonat malore duke rrezikuar shira të dobët e lokal.

Parashikohet që orët e pasdites të përmirësojnë kushtet atmosferike duke bërë që zonat e ulëta dhe bregdetare të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira më të dendura paraqitet motit për zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Sipas MeteoAlb, përsa i përket, temperaturave të ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme në vlerat minimale, por maksimalet do të pësojnë rritje të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Pin It