Parashikimi i motit, e mërkurë 15 mars 2017

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore të vendit. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë territorin shqiptar. Në orët e vona të natës priten sërish vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriore e qendrore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante duke bërë që mëngjeset të mbeten të freskëta ndërsa mesdita me temperatura më të larta se normalja. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi verilindor duke bërë që në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në veri-verilindje të Europës do të kushtëzojë në këto rajone mot të paqëndrueshëm. Konkretisht: vranësira dhe shira do të ketë për rajonin e balltikut si edhe vendet e Europës Lindore. Ndërsa me diell dhe temperatura të larta do të paraqiten: gadishulli Iberik, Mesdheu dhe gadishulli i Ballkanit. Por, vendet perëndimore do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Pin It