Parashikimi i motit, e mërkurë 17 janar 2017

Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të dobëta në zonat Qendrore dhe Veri të vendit ku priten edhe reshje dëbore, me vranësira të shpeshta e kthjellime të shkurtra mbeten zonat Jugore.

Mesdita sjell shtim të reshjeve në zonat Qendrore dhe Veri ku vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore dhe gjatë pasdites reshjet zhvendosen fokusohen në Qendër dhe zonat Jugore duke sjellë edhe dëborë në zonat malore Juglindore. Mbrëmja e kryesisht orët e natës përmirësojnë gradualisht motin duke sjellë kryesisht kthjellime në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremumet të luhaten nga 1 në 16°C.

Era do të fryjë mesatare por shpesh-herë e fortë, me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 – 5 ballë.

Pin It