Parashikimi i motit, e mërkurë 18 prill 2018

Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të pakët në Veri por mesdita deri në mbrëmje fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe të përkohshme shiu në zonat Qendrore dhe Jugore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes dhe mesditë si pasojë e prezencës së vranësirave dhe shirave.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Pin It