
Moti sot parashikohet me kthjellime e zhvillime vranësirash mesatare e të dendura në zonat malore e kodrinore në mesditë deri në orët e pasdites.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë shi përgjatë maleve, ndërsa në verilindje-juglindje dhe pjesërisht në qendër, përkohësisht parashikohen shtrëngata shiu të izoluara me rrufe.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – veriperëndim 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare deri në 15-18m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/30 | Diell re |
| Kukës | 16/24 | Diell shi |
| Lezhë | 18/32 | Diell re |
| Dibër | 15/24 | Diell shi |
| Durrës | 17/29 | Diell re |
| Tiranë | 19/31 | Diell re |
| Elbasan | 18/32 | Diell shi |
| Berat | 17/30 | Diell shi |
| Vlorë | 17/29 | Diell shi |
| Korçë | 15/25 | Diell shi |
| Gjirokastër | 16/31 | Diell shi |
| Sarandë | 17/27 | Diell re |



