Parashikimi i motit, e mërkurë 28 dhjetor 2016

15-05-1024x658

Pjesa më e madhe e vendit do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Gjatë orëve të mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave në veri dhe juglindje të territorit duke rrezikuar reshje dëbore, reshjet e dëborës do të jenë më të theksuara në zonat juglindore.

Parashikohet që në orët e pasdites të ketë ndërprerje të reshjeve të dëborës edhe në zonat malore duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që termometri në zonat malore të ulet deri në -7 gradë C. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 28 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë deri në 3 ballë.

Pin It