Parashikimi i motit, e mërkurë 28 shtator 2017

Me kthjellime e vranësira kalimtare do të jenë zonat Veriore dhe Qendrore por me vranësira të shpeshta në zonat Jugore deri në mesditë kur vranësirat shtohen.

Pjesa e dytë e ditës do të fuqizojë vranësirat në Jug dhe Qendër ku priten rrebeshe të izoluara shiu por Veriu dhe vija bregdetare e Adriatikut mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta.

Vonë në mbrëmje moti përmirësohet në Veri e Qendër duke lënë zonat Jugore me vranësira dhe ndonjë shi të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike ditore të variojnë nga 8- 27°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi permanent verior dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

Pin It