Parashikimi i motit, e mërkurë 30 nëntor 2016

15-05-1024x658

Edhe sot, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe të ftohta që vijnë nga verilindja dhe lindja e Evropës duke bërë që moti i kthjellët por i ftohtë të jetë prezent. Në zonat malore përgjatë kufirit Lindor do të ketë herë pas-here kalime vranësirash të lehta.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese jo vetëm në mbrëmje, por edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të ulëta në të gjithë territorin e vendit. Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi maksimale deri 20 km/h nga drejtimi permanent Lindor duke gjeneruar në det, dallgëzim 1 ballë.

Pin It