Parashikimi i motit, e premte 1 shtator 2017

Që në orët e para të ditës, territori shqiptar dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat do të fuqizohen gjatë mesditës.

Pjesa e dytë e ditës, pakëson vranësirat në ekstremet Verior dhe Jugor të vendit, por zonat qendrore mbeten me alternime kthjellimesh e vranësirash të shpeshta.

Orët e vona të mbrëmjes do të largojnë vranësirat duke bërë që i gjithë territori të kalojnë nën ndikimin e kthjellimeve deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit, por mbeten konstante vlerat termike gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

Pin It