Parashikimi i motit, e premte 17 shkurt 2017

15-05-1024x658

Deri në mesditë, zonat jugore dhe qendrore do të dominohen nga kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat veriore- verilindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të  përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga kthjellimet, por gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Vendet e Europës Qendrore si edhe një pjesë e balltikut do të jenë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese. Problematike paraqitet situata në rajonin e Balltikut ku stuhitë e fuqishme të erës dhe reshjet intensive do të rrezikojnë përmbytje.

Ndërsa me kthjellime e vranësira kalimtare paraqiten pjesa më e madhe e Europës Veriore dhe Perëndimore. Po ashtu, moti i kthjellët dhe temperaturat e ulëta do të jenë dominante për vendet Nordike.

Pin It