Parashikimi i motit, e premte 19 maj 2017

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë në vendin tone duke bërë që moti të jetë i kthjellët, por herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër territor, më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore.

Parashikohet që dhe pasditja të mbetet me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë të pranishme  në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit duke lënë të pa ndryshueshme temperaturat e orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Pin It