Parashikimi i motit, e premte 20 janar 2017

15-05-1024x658

Edhe gjatë ditës së nesërme, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa vranësira më të dendura do të kenë zonat veriore – verilindore duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në ekstremin verior.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë ndërprerje të reshjeve duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të dominojnë në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të tyre. Përsa i përket parametrit të erës do të mbetet problematike gjatë natës duke arritur në momente të veçanta shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që edhe deti të jetë i trazuar.

Europa

Gadishulli Iberik do të dominohet nga vranësira dhe shira si pasojë e zhvillimit të një qendre e presionit të ulët atmosferik si edhe kalimit të një sistemi frontal nga oqeani drejt këtyre rajoneve.

Gjithashtu, me kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë vendet e balltikut si edhe Europa lindore ku reshjet e dëborës do të mbeten prezent gjatë gjithë ditës. Ndërsa vendet e Europës perëndimore, gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli i Skandinavisë do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët por të ftohtë. Temperatura më të ulëta pritet të shënohen në Europën qendrore.

Pin It