Parashikimi i motit, e premte 21 korrik 2017

Pjesa më e madhe e vendit karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore duke rrezikuar ekstremin verior nga shira të izoluar. Gjatë mbrëmjes vranësirat largohen nga territori duke e lënë nën dominimin e motit kryesisht të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por një rritje me 2-3ºC sjell mesdita. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi deri në 27 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare, dallgëzim të ulët.

Pin It