Parashikimi i motit, e premte 24 shkurt 2017

15-05-1024x658

Vranësirat do të jenë të pranishme gjatë ditës së nesërme në të gjithë vendin por herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore veriore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa në zonat veriore do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Jugu i Europës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Prezenca e një qendre me presion të ulët atmosferik në jug të italisë do të bëjë që vranësirat dhe shirat e dobët dhe afat-shkurtër të jenë dominuese për vendet e rajonit. Përsa i përket vendeve Baltike si edhe Europës Lindore do të karakterizohen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore.

Moti i kthjellët do të jetë dominant në pjesën më të madhe të Europës ku temperatura relativisht të larta priten në gadishullin Iberik dhe brigjet e Egjeut ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e ulëta do të mbeten dominuese për vendet nordike deri në -11 gradë C.

Pin It