Parashikimi i motit, e premte 25 nëntor 2016

15-05-1024x658

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat qendrore dhe jugore.

Parashikohet që gjatë pasdites të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët e lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme shirat do të jenë në veriperëndim dhe jugperëndim. Edhe gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga shira me intensitet të ulët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Pin It