Parashikimi i motit, e premte 26 maj 2017

Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë ku herë pas here vranësirat do të gjenerojnë shira të izoluar. Më të përqendruara vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat malore lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira lokale zonat malore jugore – juglindore. Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të kushteve të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale, ndërsa maksimalet do të pësojnë 2 gradë rritje të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi juglindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2  ballë.

Pin It