Parashikimi i motit, e shtunë 11 mars 2017

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme të cilat më të dendura do të jenë në zonat veriore – verilindore duke rrezikuar shira të dobët e lokale.

Pjesa e dytë e ditës do te vijojë me mot kryesisht të kthjellët në zonat perëndimore duke lënë sërish me alternime kthjellimesh dhe vranësirash zonat malore përgjatë kufirit lindor. Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale duke bërë që mëngjesi të jetë më i freskët ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Europa

Kontinenti i Europës do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të tij.

Por në shumë rajone temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta, konkretisht: temperatura të ulëta do të shënohen në gadishullin skandinav, vendet Lindore si edhe gadishullin e Ballkanit.

Përsa i përket  Europës qendrore do të mbetet nën dominimin e vranësirave dhe reshje të shiut si edhe reshjeve të dëborës në Alpe.

 

Pin It