Parashikimi i motit, e shtunë 13 maj 2017

Masat ajrore të qëndrueshme do të ndikojnë në vendin tonë mot kryesisht të kthjellët me vranësira të shpeshta, më të dendura vranësirat do të jenë në pjesën veriore duke rrezikuar shira të dobët e lokale.

Sipas MeteoAlb, po ashtu edhe orët e pasdites duke përfshirë edhe natën do të vijojnë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e herë pas hershme të jenë dominante në vend.

Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta duke bërë që termometri të ngjitet deri në 28 gradë C në zonat e ulëta. Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohen dallgë 1 ballë.

Pin It