Parashikimi i motit, e shtunë 16 shtator 2017

Gjatë pjesës së parë të ditës, kushtet e motit dominohen nga kthjellimet në të gjithë territorin shqiptar.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat qendrore dhe jugore ndërsa vranësira të lehta do të ketë në zonat verilindore, më të dukshme në mbrëmje. Orët e natës sjellin shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që ekstremet ditore në rang vendi, të variojnë nga 14°C në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Pin It