Parashikimi i motit, e shtunë 21 janar 2017

15-05-1024x658

Masat ajrore të qëndrueshme do të na shoqërojnë gjatë ditës së nesërme duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare të dominojnë të gjithë territorin e vendit.

Po ashtu edhe pasditja do vijojë me të njëjta kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominante në territor por më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore veriore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta gjatë ditës së shtunë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Kontinentit i Europës do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues në pjesën më të madhe të tij. Me kthjellime do të paraqite edhe Europa qendrore por temperaturat do të jenë relativisht të ulëta.

Përjashtim bën vetëm Europa Jugperëndimore e cila do të vijojë me vranësira dhe shira ku herë pas here do të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe rrufe.

Pin It