Parashikimi i motit, e shtunë 28 tetor 2017

Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira të dendura në pjesën më të madhe të vendin duke sjellë edhe shira të dobët e të izoluar kryesisht në zonat Veriore.

Në mesditë dhe gjatë pasdites moti kthjellohet gradualisht në të gjithë vendin, përjashtuar ekstremin Verior – Verilindor ku do ketë vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien lehtë në zonat bregdetare dhe të ulëta por një rënie me 3- 4°C sjell mëngjesi dhe mesdita në zonat malore.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzimi 2- 3 ballë

Pin It