Parashikimi i motit për pjesën e mbetur të korrikut

Prej të premtes në vend është rikthyer sërish i nxehti, i cili pritet të zgjasë deri në mesin e Korrikut.

Vetëm atëherë, sinoptikanët thonë se do të ketë ulje të temperaturave dhe mundësi për reshje lokale shiu.

Krahasuar me verën e vitit 2015, si më e nxehta e regjistruar nga sinoptikanët, vera e këtij viti do të jetë afërsisht në të njëjtat vlera.

Ata që kanë parashikuar pushimet në 15-ditëshin e dytë të muajit korrik, të qëndrojnë të qetë pasi korriku do të mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë.

Këto vlera të larta kanë bërë që vendi të përfshihet nga thatësira dhe zjarre të shumta

Pin It